Moska: Janë vrarë shtatë persona nga një sulm raketor në rajonin rus Belgorod
Së paku shtatë njerëz janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga shembja e një pjese të një ndërtese shumëkatëshe banimi, si pasojë e një sulmi raketor ukrainas në qytetin kufitar të Rusisë, Belgorod, thanë zyrtarët rusë të dielën.
Pamje nga vendi i ngjarjes, të postuara nga guvernatori i këtij rajoni në kufi me Ukrainën, Vyacheslav Gladkov, shfaqën shembjen e së paku 10 kateve të ndërtesës.
“Qyteti i Belgorodit dhe rajoni i Belgorodit u bombarduan nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”, tha Gladkov.
“Si pasojë e goditjes direkte nga një predhë në një ndërtesë banimi, e tërë hyrja nga kati i dhjetë deri te i pari, u shemb”, shtoi ai.
Kanali rus i lajmeve në Telegram, Mash, raportoi se së paku shtatë njerëz u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën. Një dëshmitar rasti tha se shumë ambulanca dhe automjete zjarrfikësish u panë në vendin e ngjarjes.
“Një pjesë e tërë e një ndërtesë 10-kateshe u shemb. I pashë disa viktima”, tha dëshmitari për Reuters në kushte anonime.
Më herët të dielën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan dy raketa balistike të epokës sovjetike që forcat ukrainase i kishin shkrepur mbi rajonin Belgorod gjatë natës.
Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023. Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.
Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus, apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë.
Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha. Në dhjetor 2023 u vranë 25 njerëz nga një sulm në qendër të qytetit Belgorod.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës