Moska refuzon ankesën e Evan Gershkovichit kundër zgjatjes së paraburgimit

23 Prill 2024 | 19:29

Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit deri më 30 qershor.

Gjyqtari i rastit ka thënë se vendimi i 26 marsit për zgjatjen e kohës së ndalimit, “nuk duhet të ndryshohet”.

Gershkovich, gazetar i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, është në paraburgim më shumë se një vit në Rusi, nën akuzat për spiunim.

Deri më tani, atij i janë refuzuar shumë ankesa tjera lidhur me masat e ndalimit.

Gershkovich, 32-vjeçar, shtetas amerikan, është arrestuar në fund të marsit të vitit 2023 në Jekaterinburg, teksa ka qenë në një udhëtim pune.

Autoritetet ruse nuk kanë ofruar të dhëna që mbështesin akuzat e tyre për spiunazh, të cilat Wall Street Journal dhe Qeveria amerikane, i kanë hedhur poshtë.

Ato deklarojnë se Gershkovich ka qenë duke e bërë punën e tij dhe ka qenë i akredituar si gazetar në kohën kur është arrestuar.

Një tjetër shtetase amerikane që po mbahet prej autoriteteve ruse të sigurisë është Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, e cila është arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Kazan, dhe akuzohet se ka dështuar që të regjistrohet si agjente e huaj, dhe që ka përhapur informacione të rreme për ushtrinë ruse.

Nëse dënohet, ajo përballet me 10 vjet burgim.

Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane kanë thënë se akuzat ndaj saj janë hakmarrje për punën që e ka bërë.

Zyrtarët rusë nuk janë deklaruar për mundësinë e lirimit të dy gazetarëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ndonëse vazhdojnë “kontakte të caktuara” për këmbim të mundshëm, diçka e tillë duhet të kryhet “në heshtje të plotë”.

Rusia besohet se është duke kërkuar lirimin e Vadim Krasikovit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani, më 2021, për vrasjen e një shtetasi gjeorgjian me prejardhje çeçene, i cili ka luftuar me trupat ushtarake ruse në Çeçeni, dhe më vonë ka kërkuar azil në Gjermani, shkruan REL.

Kur është pyetur për mundësinë e lirimit të Gershkovichit, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar Krasikovin si person të burgosur prej një vendi aleat të Shteteve të Bashkuara, për “likuidim të një banditi”, i cili supozohet se ka vrarë ushtarë rusë gjatë luftimeve në të kaluarën në Çeçeni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026