Një prej targeteve të partive të reja për të arritur një numër të konsiderueshëm votash në raport me rivalët e tjerë poltikië është vota e elektoratit gri, thënë ndryshe qytetarët që gjykojnë që të ndryshojnë një subjekt në një palë zgjedhje, më pas një subjektet tjetër në zgjedhjet e tjera e kështu me rradhë, një herë marrin pjesë, një herë tjetër jo.
Kështu duke shpërblyer ose ndëshkuar subjekte të caktuara poltike në vetevete krijon një dinamikë politike të ndryshme, sa më i madh të jetë ky potencial aq më shumë “hapësirë” ka për partitë e reja.
Për këtë u diskutua në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku pjesë e panelit ishte Blendi Çeka nga data Centrum, i cili sqaroi se vendi ynë ka një përqindje shumë të ulët të ndryshueshmërisë së votës nga elektorati.
Pra thënë më qartë nuk ka shifra të larta të votuesve që kalojnë nga një subjekt në tjetrin gjatë proceseve zgjedhore.
“Nga perspektiva jonë mund ta shikojmë këtë gjë në atë çka mendohet që të kalojnë nga një krah në tjetrin. Sa është kjo hapësirë? Përgjithësisht janë blloqe të mëdha që ruajnë në distancë të vogël me njëra-tjetrën. Shqipëria futet në ato vende që ndryshueshmërinë, pra kalimi nga një bllok në tjetrin, ka një përqindje shumë të vogël. Kemi ndryshueshmëri të ulët,” –u shpreh Çeka.
Sipas tij, pavarësisht raportimit të KQZ se pjesëmarrja në zgjedhje është e ulët, duhet marrë parasysh se në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët të cilët nuk ndodhen në Shqipëri gjatë ditës së zgjedhjeve.
Çeka sqaroi se nëse bëhet një kryqëzim i të dhënave të Censusit të vitit 2023 dhe pjesëmarrjes në zgjedhje për vitin 2021, do të mund të kuptohet se pavarësisht uljet të numrit tëq popullësisë, pjesëmarrja në zgjedhje do të rritet.
“Shifrat sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e tregojnë pjesëmarrjen në zgjedhje në 46, 47 ose 48%. Ajo që ndodhështë që në listat e votuesve janë edhe emigrantët, por që në ditën e zgjedhjeve nuk janë në Shqipëri. Kjo shifër që raporton KQZ-ja është shifra e listës së zgjedhsve ku përfshihen votuesit me gjendje civile në Shqipëri por që ndodhen jashtë dhe kjo shpjegon këtë shifër kaq të ulët. Para se të dilte Cenusi i vitit 2023 hamendësohej se pjesëmarrja mund të ishte në vlerat 70-75%, por me daljen e Censusit dhe kryqëzimit të saj me pjesëmarrjen në zgjedhjet e vitit 2021, me një përafërsi na del se me uljen e numrit të popullësisë, pjesëmarrja është edhe më e lartë,” –tha Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Partitë e reja në 2025-ën/ Malaj: Janë të pranueshëm, por vështirë të votohen
- Vokshi ngre alarmin për partitë e reja: Sfidë e madhe, mund të shuhen