Mosreagimi i qeverisë legjitimon vendimin e Gjykatës Speciale, thotë ish-këshilltari i Thaçit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Berhami u shpreh nga Haga se vendimi i fundit për ish-presidentin është i paprecedent.
“Një gjykatë që nuk pranon as simbolet e Kosovës. Sulmon bashkë me prokurorinë institucionet e Kosovës. Është një narracion i rrezikshëm për një polici që është ndërtuar nga SHBA. Nuk e beson Policinë e Kosovës”, u shpreh z, Berhami në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ai shtoi se mbrojta është e shokuar për mënyrën sesi po vijon procedura dhe për argumentet e kësaj gjykate.
“Mungesa e reagimi të qeverisë së Kosovës, Presidencës, po e legjitimon gjuhën që kjo gjykatë po përdor për Policinë e Kosovës”, tha ai.
Paneli i Gjykatës së Apelit ka lënë s╤rish në paraburgim ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky vendim u mor pavarësisht garancisë që ka dhënë policia e Kosovës.
Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar të përfundojë hetimet ose që gjykatësi të caktojë një afat se deri kur Prokuroria mund të zhvillojë hetimet.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?