“Mot i qëndrueshëm”, meterologia: Temperatura shumë të larta në gjithë territorin

8 Dhjetor 2025 | 09:51

Meterologia, Lajda Porja, në lidhje live për Euronews Albania këtë të hënë bëri parashikimin e motit.

Sipas saj, parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të shoqërojnë pjesën më të madhe të rajonit e Ballkanit.

“Nga dita e sotme dhe deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët, diellin do ta kemi prezentë për gjatë gjithë paradites, vranësira të lehta dhe kalimtare do të jenë në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat malore”, tha meterologia.

Ajo theksoi gjithashtu se i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe me temperatuara të larta.

“Tempertaurat do të jenë relativisht shumë të larta, sidomos vlerta e mesditës në një anomali të theksuar. Parashikohet që mëngjeset të jenë kryesisht të ftohta, ku gjatë gjithë javës do të jemi rreth vlerës 1-2 gradë.

Mbi 20 gradë Celsius presim vlerat e mesditës. Sot janë 20 gradë Celsisus, nga nesër dhe në vijim do të jenë në ngritje dhe fundjava pritet të jetë në këto vlera. Do jetë një javë konstante dhe jo dinamike, do kemi diell gjithë javën, mëngjese të ftohta dhe mbazditë të ngrohta. Gjatë gjithë kësaj jave do të jemi me temeratura me vlera në 20 dhe 22 gradë Celsius. Era nuk do jetë problematike, do të jetë e lehtë s’do ketë probleme”, u shpreh Porja.

Ndërkohë, përsa i përket rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë me mot të kthjellët.

“Sot psh, vranësirat janë më prezente, por duke nisur nga e marta dhe në vijim do të ketë shumë diell. Paraditet me diell, mbazditet me kthjellime. Nuk do të ketë rreshje, por mëngjese të ftohta der në -2 gradë Celsius”, tha meterologia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026