Moti i keq, Vengu nga Saranda: 1 500 hektarë nën ujë, vijon inventarizimi i dëmeve

22 Nëntor 2025 | 19:25

Situata e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjithë vendin, të cilat nuk janë regjistruar prej 4 dekadash në këtë masë, kryesisht në qytetin e Sarandës.

Ndërkohë, fshati Çuka është zona më e prekura, me rreth 500 hektar tokë nën ujë dhe qindra bagëti të ngordhura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte këtë të shtunë në Sarandë, për të monitoruar nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i keq.

Vengu bëri të ditur se po punohet me intensitet të plotë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa theksoi se vendi po përballet me frontin e tretë të reshjeve brenda një jave.

“Jemi në një front të tretë meteorologjik në mbarë vendin. Rreth 1,500 hektarë janë nën ujë, 500 në bashkitë Kurbin dhe Lezhë. Në Devoll dhe e Maliq ujërat kanë rënë, por kemi Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave që kërcënojnë disa fshatra. Saranda është prekur në mënyrë masive, me 500 hektarë nën ujë”, është shprehur Vengu.

Ministri bëri me dije se po kryhet inventarizimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

“Të gjitha forcat, si ato xheniere, forcat e bashkisë dhe emergjencat, janë në terren për të rehabilituar argjinaturën e Bistricës, me qëllim që brenda dy ditëve të ardhshme të vendoset stabiliteti” theksoi Vengu.

Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Kryetari i bashkisë Oltion Caci, i cili tha se:

“Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë. Bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në radhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset dhe të gjitha problematikat që solli kjo situatë, që sipas meteorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë. Shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën nën kontroll. Kërkojmë ndjesë dhe bashkëpunim nga gjithë qytetarët e Sarandës. Ne jemi në terren dhe shumë shpejt çdo gjë do të sillet në normalitet”, është shprehur Caci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të mërkurë shënohet dita e 32-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:54 | 01/07/2026

LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur protestën e radhës para Kryeministrisë. Grumbullimi si zakonisht nisi në orën 19:00 teksa sot shënohet dita...
19:35 | 01/07/2026

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të mërkurë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 32 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë...
19:20 | 01/07/2026