Moti i keq ‘mbyll’ plazhin, Vlora përfshihet nga stuhi dhe reshje shiu
Reshjet e shiut me intensitet të rëna gjatë natës së të hënës kanë krijuar problematika në Vlorë.
Në zonën e Lungomares për shkak të reshjeve dhe erës së fortë ka pasur dëmtime në shezlongë, ndërsa edhe në hapësirat e tjera në plazhe ka pasur probleme të vogla. Për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje dherash në rrugën e lagjes ‘10 Korriku’, aty ku po punohet për normalizimin e situatës.
Sakaq, nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve ku të gjitha akset janë të kalueshme.
Si pasojë e motit të përkeqësuar gjatë natës, në disa zona si Orikumi dhe Radhima ka pasur probleme me energjinë elektrike, ndërsa situata është normalizuar në orët e para të mëngjesit të së martës.
Më herët bashkia Vlorë, në një njoftim ne faqen zyrtare, ju ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
“Në bazë të informacionit të Institutit të Gjeoshkencave, në orët në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Vlora përfshihet në zonat urbane ku mund të shfaqen problematika.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka kaluar në gatishmëri të plotë për përballimin e situatave që mund të krijohen nga reshjet e shiut që priten të jenë me intensitet nga ora 03:00 deri 06:00 të mëngjesit të së martës.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të mos parkojnë automjetet në rrugët dhe zonat që njihen me risk të lartë si dhe të shmangin qarkullimin në rrugët e qytetit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Edhe pse të hënën Instituti i Gjeoshkencave dha informacion se disa qytete rrezikohen nga përmbytjet për shkak të shirave, ende asnjë problematikë nuk është konstatuar në rang vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë