Moti i keq në Elbasan, rrëzohen pemë dhe uji del nga pusetat e bllokuara
Shirat e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme sporadike në Elbasan si rënie të pemëve dhe prezencës së ujërave nëpër rrugë si rezultat i bllokimit të disa pusetave.
Drejtori i emergjencave civile pranë bashkisë Elbasan Ndriçim Sinani tregon se po monitorohen zonat të cilat kanë rrezik të lartë të përballen me problematika nga reshjet si lagjet 5 Maji e Dyli Haxhire si dhe zonat rurale të Shushicës, Shirgjan dhe Balldren.
I pyetur për rrezikun që kanoset nga dëmtimi i shtratit të përroit të Zaranikës, Sinani shpjegon se janë bërë ndërhyrje të pjesshme për ta mbajtur në kontroll rrezikun prej saj, por janë në pritje të fondeve nga pushteti qendror për t’i dhënë zgjidhjen e plotë të problemeve të këtij përroi.
“Edhe përroi i Zaranikës vazhdon të jetë shqetësim për ne pavarësisht se kemi bërë ndërhyrje të pjesshme dhe gjatë këtij viti do bëjmë ndërhyrje të tjera. Kemi hartuar projektin për zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare të përroit të Zaranikës dhe jemi në pritje të implementimit të fondeve nga ministria e Bujqësisë dhe pushteti qendror,” – tha Sinani.
Problematika u raportuan edhe nga bashkia Peqin ku në zona te ndryshme të qytetit, si dhe në fshatrat Sheze dhe Gjocaj, pati ndërprerje të energjisë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia