Rruga Elbasan-Librazhd është bllokuar disa orë pasditen e së premtes pasi për shkak të shiut të dendur ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se kontraktori i mirëmbajtjes mori masat me mjete e punëtorë për pastrimin e rrugës.
Policia e Shtetit u ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, me përjashtim të aksit Elbasan-Librazhd, tek ura e Murrashit, ku lëvizja kryhet vetëm në një korsi, pasi në rrugë ka inerte. Nga ana e firmës kontraktore po punohet për zhbllokimin e plotë të rrugës”, njoftoi policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kursimi i energjisë kthehet në burim aksidentesh, rrugët në errësirë
- 4 ditë në qeli, aktivistja Bakalli tregon dhunën e ushtruar nga policia