Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, në gjendje të rëndë 18-vjeçari

8 Tetor 2023 | 09:45

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pobrat në Dimal. Një 18-vjeçar që ngiste një motor ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e duke përfunduar në kanal.

Marinel Kaja është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

“Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pobrat,të ish-njësisë administrative Kutalli, në bashkinë Dimal. Një motoçikletë e markës Dayang, me targa BT033, ka dalë nga rruga dhe pasi ka rrëshqitur disa metra zvarrë në çakull ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja, 18 vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse. 18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime të shumta në kokë. Efektivët e policisë që kryen edhe këqyrjen e vendit të aksidentit kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthesë, ku edhe ka humbur kontrollin,” – raportoi korrespondenti i Euronews Albania, Griseld Zenuni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë ka pritur homologun e tij, Ermal Nufi në Athinë. Dendias përmes një postimi në “X” ka...
15:13 | 29/06/2026

Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës

Andon Lapa Hotel & Spa është një destinacion premium që kombinon komoditetin modern, shërbimet cilësore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme...
14:40 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026