“Motra e përdhunuesit punon në bashki”, gazetarja: Kërkon t’i heqim foton e vëllait
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi komentoi në një intervistë rastin e 26-vjeçares të përdhunuar nga një grup djemsh në Vlorë, pas intervistës që bëri dhe me vëllain e viktimës.
Ajo tregoi se motra e njërit prej djemve që akuzohet, është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe ka telefonuar vazhdimisht gazetarët për të hequr foton e vëllait të saj nga qarkullimi.
“Motra e njërit prej personave të arrestuar e cila ka një post në bashkinë e Vlorës, është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, në vend që të sensibilizohej me rastin për të cilin, vëllai i vet akuzohet sot, se ka prova, vazhdimisht, më kanë komunikuar dhe kolegët, edhe të Vlorës, edhe të Tiranës, duke i marrë në telefon e duke i kërkuar që të hiqet fotoja e vëllait të saj nga portalet, nga televizionet. Po me ç’të drejtë e bën një vajzë diçka të tillë? Në vend që të sensibilizohej me një 26-vjeçare për atë që kishte ndodhur, ajo vërsulet sikur fajin e kanë gazetarët. Po prit njëherë, shiko, ku është faji? Nuk ta kanë fajin gazetarët, shiko vëllain tënd,” – u shpreh Demushi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, reagon Avokati i Popullit
- Trondit gjinekologu: Kam hasur shumë raste të përdhunimeve me dëmtime në organe
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin