MPJD-ja për njohjen nga Sudani: Serbia po shkel marrëveshjen e Brukselit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka kërkuar Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar të adresojë veprimet e Serbisë kundrejt Kosovës, pas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte njoftuar më 12 prill se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Për këtë vendim, Osmani tha se ishte njoftuar nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë, shkruan REL.
Një ditë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë shprehu “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Por, MPJD-ja e Kosovës insiston se deklaratat e tilla përbëjnë “shkelje të qartë dhe të papranueshme të detyrimeve të Serbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit të lehtësuar nga BE-ja në shkurt 2023 dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit të marsit 2023”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)