Mposhti Torinon në shifrat 2-1, Interi kualifikohet në gjysmëfinale të kupës së Italisë
Çerekfinalja e kupës së Italisë e luajtur të mërkurën mes Interit dhe Torinos nuk prodhoi surpriza me zikaltrit që avancuan pa vështirësi në fazën tjetër. Ekipi i Chivu në bazë të shortit do të presë fituesin e ciftit Napoli-Como, duel që luhet të martën e 10 shkurtit.
Zikaltrit bënë rotacion në kupë, duke lënë disa titullarë pushim, por sërish nuk hasën vështirës, ndërsa gjetën avantazhin në minutën e 35-të me Bonny. Me nisjen e pjesës së dytë erdhi dhe goli i sigurisë nga Diouf.
Torino rihapi llogaritë me Kulenovic, por pa mundur të arrijë diçka më tepër. 2-1 dhe Inter kalon në gjysmëfinale, ku do ti duhen disa ditë që të njohë kundërshtarin. Mbrëmjen e kësaj të enjte luhet përballja tjetër çerekfinale, ajo mes Atalantës dhe Juventusit. Bardhezinjtë janë rekordmenët e këtij kompeticioni me 15 trofe, si askush tjetër dhe do të kërkojnë të shkojnë drejt suksesit të 16-të. Në letër diferencat janë të vogla, por torinezët disi më të avntazhuar.
Shqetësimi i vetëm për Spalletin është Yildiz, me turkun që është në dyshim për këtë duel. Në 5 ballafaqimet e fundit mes tyre në kupë e kampionat janë 3 barazime dhe nga një fitore secila.
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet