Muçollari: Policia përdor skenar të përsëritur, mjeti me ujë i drejtohet qëllimisht Berishës

11 Shkurt 2026 | 22:20

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari foli për protestën e opozitës së 10 shkurtit, duke ngritur akuza për mënyrën se si, sipas tij, është vepruar nga policia gjatë tubimeve. Ai deklaroi se ka vënë re një skenar të përsëritur në menaxhimin e protestave, ku mjetet me ujë përdoren që në momentet e para për të shpërndarë turmën.

Muçollari theksoi se, sipas tij, një prej makinave me ujë është drejtuar qëllimisht drejt kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie për të goditur simbolikisht opozitën dhe për të frikësuar qytetarët pjesëmarrës në protestë.

“Një nga makinat me ujë janë siguruar gjithmonë, domethënë që në fillim, edhe në protestën e kaluar, të drejtohet drejt kryetarit të opozitës dhe unë kam qenë vetë prezent, e kam parë në të dyja protestat. Duket sikur është një skenar i përgatitur për të treguar që ne e godasim edhe kryetarin e opozitës, që gëzon mbështetjen të 500–600 mijë qytetarëve. Po të ishte një qeveri normale dhe një polici e cila nuk do të merrte urdhra drejtpërdrejt nga kryeministri, mund t’i lejonin protestuesit të afroheshin edhe më afër parlamentit. Çfarë do të ndodhte aty? Nuk ka njerëz që po kryejnë detyrën në atë orë, siç ndodhte më parë. Çfarë do të ndodhte? Pse hidhen te parlamenti? Ai nuk mund të lejojë asnjë mini-fitore të protestuesve. Nëse protestuesit do të kalonin atë gardh, që nuk e kalojnë ndonjëherë, do të arrinin pak më afër, të themi, kryeministrisë, pak më afër parlamentit. Kjo për Ramën konsiderohet fitore e protestuesve dhe ka frikë se mos fryma opozitare beson që mund ta rrëzojë dhe prandaj po reagon kaq dhunshëm”, tha Muçollari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026