Muhamet Hajrullahu: Nëse Vetëvendosja nuk përmbush premtimet, do e kenë vështirë para publikut
Zgjedhjet e fundit në Kosovë nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, duke dhënë kështu shumë zgjidhje, por ngritën edhe shumë pikëpyetje. Për të folur në ‘Balkan Talks’, në Euronews Albania për mënyrën si do ta drejtojë vendin Albin Kurti dhe prioritetet e qeverisë së re ishin Resul Sinani, pedagog komunikimi dhe kryeredaktori i Telgrafi.com, Muhamet Hajrullahu.
“Sigurisht është fitore bindëse dhe nuk priste asnjë këtë fitore, e cila është fitorja më e madhe që pas luftës. Këtë herë, për pritshmëritë qytetarët kanë një adresë dhe jo koalicione. Në qeverisje do jenë edhe minoritetet dhe idetë Vetëvendosja duhet t’i realizojë vetëm. Në këtë mënyrë nuk do ndajë suksesin, por do mbajë përgjegjësi për dështimin”, – thotë pedagogu Sinani.
Ndërsa gazetari Hajrullahu mendon se nëse nuk përmbush programin që ka shpalosur në fushatë, Vetëvendosja do e ketë të vështirë të qeverisë sërish.
“Natyrisht që nëse nuk përmbushin detyrimet ata do e kenë vështirë para publikut, pasi edhe 10 vit në opozitë kanë bërë thirrje për kapjen e institucioneve të Kosovës”, – shprehet kryeredaktori i Telegraf.com.
Gazetari Hajrullahu jep mendim se si do jetë qeveria e re, bazuar në atë që ka parë në 50 ditët e qeverisë së parë të krijuar nga z.Kurti.
“Vetëvendosja prej asaj që pashë ishte një tentativë duke vendosur në pushtet njerëz të afërt me ta. Për këtë ata u shprehën se janë të përkohshme dhe me një konkurs do dalin të tjerët, por unë kam rezervat e mia për këtë. Votuesit nuk presin më 20 vite për të ndryshuar qeverinë”, – thotë gazetari Hajrullahu.
Pedagogu Sinani ndalet te prioritet e qeverisë Kurti dhe mendon se duhet të fokusohen te Kosova, përveç dialogut.
“Ky është prioriteti i Kurtit, po a do ketë kohë që të merret me luftën ndaj korrupsionit. Pasi këtë do ja prishë dialogu se fokusohen te ai, i cili prodhon vetëm kriza dhe ka shkurtuar mandatet e qeverive”, – thotë pedagogu i komunikimit.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit