Mulaj: T’i vendosësh një polic te dera çdo gruaje të dhunuar, s’është zgjidhje
Gazetarja Esmeralda Mulaj thotë se nuk është një zgjidhje, vendosja e një polici te dera e çdo gruaje të dhunuar, për të siguruar që do të zbatohet urdhri i mbrojtjes.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Mulaj u shpreh se duhet të ketë orentim për të gjetur një zgjidhje të drejtë.
Në lidhje me ngjarjen në Kosovë ku një grua shtatzanë u vra nga ish-bashkëshorti, Mulaj e cilësoi atë shumë të rëndë.
“Absolutisht është shumë e rëndë. Por nuk është më e rëndë raportimi se sa fakti që asgjë nuk ndryshon. Nuk e di nëse ne e orientojmë gjetjen e një zgjidhjeje drejt. Duket sikur ne shkojmë gjithmonë te dënimi, por edhe ata që janë dënuar sa më shumë, nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë. Ndoshta ne nuk po e gjejmë dot atë çelësin, çfarë duhet të bëjmë, si duhet t’i ndihmojmë.
Të pretendosh, se do t’i vëmë nga një polic çdo gruaje të dhunuar te dera për ta mbrojtur, nuk mendoj se është zgjidhje, që të garantojë zbatimin e urdhrit të mbrojtjes. Nuk mundet, aq policë kemi. Çfarë duhet bërë. Ndoshta çështje sociale”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë