Ngjarja në Kosovë, Shala: Policia nuk zbatoi urdhrin e mbrojtjes për 30-vjeçaren

3 Dhjetor 2022 | 21:01

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se institucionet në Kosovë kanë dështuar në trajtimin e rastit të gruas shtatzanë, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Shala nënvizoi se policia nuke zbatoi urdhrin e mbrojtjes për 30 vjeçaren, Hamide Magashi.

Ndër të tjera, ai shtoi se edhe punonjësit socialë nuk e trajtuan siç duhet këtë rast.

“Çështja është se ne në Kosovë jemi në proces evoluimi dhe zhvillimi shoqëror dhe ndryshimet e ndryshme kulturore, nga ajo partiarkale te ajo moderne dhe ndonjëherë këto gërshetime që ndodhin, nuk janë frymë e tolerancës. Është një çështje që në vetvete ka paraqitur një mori pengesash dhe mosfunksionimi.

Çifti në fjalë ka pasur një marrëveshje që ndërlidhet me fëmijën që sipas deklarimit duhet të kishte kaluar te përkujdesi i nënës dhe jo i babait. Viktima ka pasur kërkesë te ogranet e rendit, proces hetimor, gjyqësor, urdhër-mbrojtjeje. Nuk është zbatuar nga Policia e Kosovës. Punëtorët socialë kanë dështuar në trajtimin e këtij rasti, nuk janë njoftuar organet e rendit”, theksoi ai.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku Hamide Magashi u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Sokol Halili më 30 nëntor.

Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.

Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026