Mulaj zbulon rolin e Ramës në fitoren e Kurtit dhe qasjen e Presidentes Osmani
Gazetarja dhe moderatorja Esmeralda Mulaj ka komentuar në emisionin “Now” zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Kosovë, të cilat u fituan nga Albin Kurti, një rezultat që ai e cilësoi si një nga fitoret më të mëdha në historinë e vendit.
Sipas Mulajt, rolin kyç në arenën ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe e ka pasur presidentja Vjosa Osmani, e cila, sipas saj, ka qenë protagoniste kryesore e suksesit. Ajo theksoi se Osmani ka pasur edhe mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë, veçanërisht pas njoftimit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.
“E vetmja që po luante në arenën ndërkombëtare ishte presidentja Vjosa Osmani. Edhe me ndihmën e Edi Ramës që i dha një kontribut shumë të veçantë. Edhe pse VetëVendosja nuk e pranon, kontributi ishte që momentin kur Bashkimi Evropian njoftoi heqjen e masave. Pamë futjen e Ramës për të dhënë kreditet maksimale Osmanit, dhe mes fushatës ishin kredite dhe vota që shkonin te VetëVendosja. Kjo sepse Osmani ishte rreshtuar hapur jo si presidente, ajo i shkoi kryetarit të sapo zgjedhur të Mitrovicës në zyrë. Refuzoi të bënte një lojë si ajo e Albin Kurtit”, theksoi Mulaj.
Sipas saj, votat e elektoratit të LDK-së që u rikthyen në shkurt, në një masë të madhe i mori Vjosa Osmani drejt Albin Kurtit.
“Protagoniste ishte Vjosa Osmani jo Kurti. Ato votat e LDK-së që arriti ti rikthejë në shkurt, i mori Osmani dhe i çoj te kurti.
Çdo politikan bën kalkulimet e veta, nëse i dalin mirë, bravo i qoftë”, tha Mulaj.
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë