Mund të bashkohemi me BE-në dhe ta mposhtim Rusinë, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se dhënia e statusit të vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, është një hap drejt forcimit të Evropës.
Zelenski u tha udhëheqësve të BE-së në Bruksel të enjten, se vendimi i tyre për të pranuar kandidaturën e Kievit ishte ndër më të rëndësishmit për Ukrainën, që kur u shkëput nga Bashkimi Sovjetik 31 vjet më parë, shkruan Reuters.
“Ky vendim nuk po merret vetëm për të mirën e Ukrainës. Është hapi më i madh drejt forcimit të Evropës që mund të ishte bërë tani, në kohën tonë dhe kur lufta ruse po teston aftësinë tonë për të ruajtur lirinë dhe unitetin”, tha ai.
Zelenski u zotua se nuk do të ndalet derisa të sigurohet anëtarësimi i plotë i vendit të tij në BE dhe shtoi se mund ta mposhtin Rusinë.
“Ne mund ta mposhtim armikun, të rindërtojmë Ukrainën, të bashkohemi me BE-në dhe më pas mund të pushojmë”, theksoi presidenti.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten në Bruksel për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.
LEXONI GJITHASHTU
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë