Mundësi Valiev fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Forcave Ushtarake
Mundësi Chermen Valiev, medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Forcave Ushtarake, që po zhvillohet në Gjermani.
Ai vazhdon të përfaqësojë me nder flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare pasi disa muaj më parë u shpall kampion i Europës dhe u bë sportisti i parë shqiptar që siguroi medalje olimpike.
Kjo është një tjetër arritje për Chermen Valievin, i cili po kalon një periudhë të shkëlqyer, falë përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizmit të tij të lartë.
Ai ka shënuar histori edhe në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku fitoi medaljen e bronzit.
Ai u përfshi në Kombëtaren shqiptare nga presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, një zgjedhje që ka dhënë rezultate fantastike në skenën ndërkombëtare.
“Chermen Valiev shpallet mundësi më i mirë me pikët maksimale teknike në Kampionatin Botëror të Ushtrisë”, thuhet në postimin e Federatës Shqiptare të Mundjes”.

LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane