“Mungesa e 61 kandidatëve, dështim i Alibeaj”, avokati: Këtu është ku thërret qameti

31 Mars 2023 | 18:53

Avokati Leonard Karaj e ka cilësuar si një dështim faktin që partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk arriti të nxirrte 61 kandidatë për të gjitha bashkitë e vendit.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se nëse Partia Demokratike po kërkon të futet në zgjedhje vetëm për të marrë pjesë atëherë “është ku thërret qameti”.

“Është një dështim, jo i lidershipit, se unë nuk e quaj Alibeajn as lidership të kësaj partisë Demokratike zyrtare. Po nuk arriti dot të jepte 61 kandidatë për të gjitha bashkitë. Nuk dua ta pranojë që Partia Demokratike që ka udhëhequr vendin për 13 vite nuk i ka 61 kandidatë. Mendoj se aty ka pasur një luftë të brendshme, idesh më tepër se sa ndarje territoresh.

Ne jemi në zgjedhje dhe nuk po flasim për një parti dosido, po flasim për Partinë Demokratike e cila e ka qeverisur këtë vend për 13 vite. Nëse duam të futemi në zgjedhje vetëm për të marrë pjesë, atëherë këtu është ku thërret qameti”,-tha për Euronews Albania avokati Leonard Karaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023