Mungesa e hapësirës në banesa, çiftet e reja jetojnë me prindërit, fëmijët pa dhomën e tyre
Mungesa e hapësirës në banesa vijon të mbetet një nga problemet më të mëdha sociale në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Eurostat, të përditësuara në fund të prillit 2026, tregojnë se vendi ynë renditet ndër më të prekurit në Europë nga mbipopullimi në banesa.
Sipas statistikave, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në kushte mbipopullimi, një shifër shumë më e lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian prej 16.9%. Kjo nënkupton se shumë familje nuk disponojnë numrin minimal të dhomave sipas standardeve europiane.
Në praktikë, fenomeni reflektohet në jetën e përditshme: shumë çifte të reja vazhdojnë të jetojnë me prindërit, ndërsa fëmijët shpesh ndajnë dhomën me motrat apo vëllezërit edhe në moshë më të rritur. Shkaqet kryesore lidhen me çmimet e larta të banesave, pagat e ulëta dhe vështirësinë për të siguruar një shtëpi të pavarur.
Eurostat e konsideron një banesë të mbipopulluar kur familja nuk ka hapësirë të mjaftueshme sipas standardeve minimale për çifte, të rritur dhe fëmijë, bazuar në moshë dhe gjini.
Në krahasim me vendet e BE-së, Shqipëria afrohet më shumë me vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore, ku familjet janë më të mëdha dhe kushtet e strehimit më sfiduese. Ndërkohë, në Europën Perëndimore dominojnë familjet e vogla dhe banesat me më shumë hapësirë për frymë.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja