Mungesa e kulturës në denoncimit e nxjerr Shqipërinë më mirë se Suedia, thotë eksperti

2 Dhjetor 2021 | 21:50

Sondazhi i “Barometri” në Euronews Albania tregon se vetëm 4,4% e shqiptarëve mbi 18 vjeç kanë qenë personalisht viktimë e një krimi gjatë 12 muajve të fundit.

Për Arjan Dyrmishi, Qendra e Studimeve për Demokraci dhe Qeverisje kjo nuk është një shifër që paraqet realitetin pasi mungon kultura e denoncimit.

“Shqipëria rezulton se ka një shkallë të ulët të raportimit të krimit sa që në vitin 2010 ka pasur një diskutim me qeverinë dhe Interpolin, pasi Shqipëria rezultonte me më pak kriminalitet se sa Suedia”, tha ai.

Dyrmishi u shpreh se çdo ditë ka arrestime për krime të ndryshme dhe aksidente por kjo gjë nuk perceptohet si rrezik.

Sipas tij, shumë aspekte që lidhen me sigurinë nuk perceptohen nga publiku, pasi në të kundër shifrat do të ishin më të larta.

Kjo gjë mbështetet edhe nga rezultati i sondazhit, pasi rreth 50% pranojnë se nuk e kanë raportuar krimin që kanë qenë viktimë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025