Mungesa e madhe e Kosovës, Muriqi 1 muaj larg fushave

15 Nëntor 2023 | 16:57

Bomberi i Kosovës Vedat Muriqi do të qëndrojë larg fushave përreth 1 muaj, për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën kualifikuese të dardanëve me Izraelin.

29-vjeçari u largua nga fusha në minutën e 66’ të ndeshjes, kur u duk se ishte thjesht një tërheqje muskulore, por stafi i Mallorcas ka konfirmuar se futbollisti nuk do të jetë i disponueshëm për 4-6 javë. Në këtë situatë, Muriqi është një mungesë e madhe për Kosovën në dy sfidat përmbyllëse kualifikuese ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.

Ky padyshim cilësohet një shqetësim edhe për trajnerin Primoz Gliha i cili duhet të bëjë pa asin e kësaj skuadre, teksa formacioni pritet të ketë shumë ndryshime. Muriqi po kalon një formë shumë të mirë në futboll, sidomos tek Mallorca ku ka shënuar 4 gola dhe asistuar 2 herë përgjatë këtij sezoni.

Sa i përket performancës me dardanët, numëron 46 paraqitje, nga të cilat ka shënuar 24 gola. Shancet për kualifikim për skuadrën dardane janë shumë të pakta, për faktin se duhet ti fitojë të dyja ndeshjet, ndërkohë Zvicra duhet të bëjë të kundërtën, të humbasë ndeshjet e mbetura. Grupi kryesohet nga Rumania me 16 pikë, më pas Zvicra, Izraeli, Kosova, Bjellorusia dhe Andorra.

 

 LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026