Vedat Muriqi ndal Barcelonën, Juventusi ngjitet në vendin e dytë

27 Shtator 2023 | 13:26

Barcelona është ndalur për herë të dytë në këtë sezon të La Ligas, ndërsa barazoi 2-2 me Mallorcan. Blaugranët e patën të vështirë të reagojnë, me vendësit të cilët kaluan në avantazh të parët me bomberin shqiptar Vedat Muriqi. Në minutën e 41 Raphinha solli barazpeshën e përkohshme, ndërsa në fundin e pjesës së parë sulmuesi i Kosovës do të ishte sërish protagonist ndërsa do të asistonte për shokun e skuadrës Prats, për 2-1.

Barcelona u shfaq më kërkuese në fraksionin e dytë, kjo falë dhe organikës që ka, duke barazuar 15 minuta para fundit me Lopez, për të vulosur rezltatin përfundimtar 2-2. Vedat Muriqi ishte lojtari me notën më të lartë tek Mallorca.

Në sfidën tjetër të luajtur në La Liga, Sevilla mposhti lehtësisht Almerian me rezultatin 5-1. Në Serinë A, Juventusi është ngjitur në vendin e dytë pas fitores minimale ndaj Leçes. Një ndeshje që foli e gjitha për bardhezinjtë, të cilët pavarësisht rezultatit, dominuan takimin në pjesën më të madhe të kohës. Në minutën e 57’ ishte Milik që zhbllokoi rezultatin dhe solli fitoren e katërt për bardhezinjtë në kampionat që ngjiten në kuotën e 13 pikëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026