Grabitet shtëpia e Ramos, hajdutët marrin ora luksoze dhe sende me vlerë

27 Shtator 2023 | 14:13

Sergio Ramos ishte i radhës futbollist që ka rënë pre e grabitësve, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë marrë sendet me vlerë. Ngjarja u regjistrua më 20 shtator, ndërsa është mbajtur e fshehtë, por kanë qenë mediat spanjolle ato të cilat kanë bërë publike detajet.

Futbollisti ishte i grumbulluar me skuadrën e Sevillas, ndërsa bëhej gati të niste ndeshja e Ligës së Kampionëve me Lens, e mbyllur në shifrat 1-1.

Autorët të cilët ende nuk dihet se sa persona ishin, kanë hyrë ne banesën e lojtarit, e cila ndodhet rreth 20 km larg Sevillas ku kanë marrë sende me vlerë, ora luksore dhe bizhuteri të ndryshme e më pas janë larguar. Në banesë në ato momente gjendeshin 4 fëmijët e çiftit Sergio dhe Pilar, së bashku me dadot e tyre.

Të pyetura në polici, zonajt të cilat shërbenin në shtëpinë e futbollistit kanë pohuar se nuk kanë pasur përplasje fizike me agresorët, ndërsa deklaratat e tyre nuk i kanë ardhur në ndihmë policisë. Kjo nuk është hera e parë që Ramos bie pre e grabitësve, pasi edhe në vitin 2012 në shtëpinë e futbollistit hynë dy persona dhe morën sendet me vlerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026