Mungesa e metadonit në Durrës/ Përdoruesit e heroinës i rikthehen drogës
Mungesa e metadonit në Durrës ka bërë që qindra përdorues t’i rikthehen konsumimit të heroinës.
Përdorues të kësaj të fundit prej gati dy dekadash, ata pohojnë se u janë rikthyer “zakoneve” të vjetra.
“Është turpi më i madh këtu në Durrës, që të rrijë qendra jonë pa metadon. Këtu janë mbi 450 drogaxhinj. Ç’të bëjmë ne tani? Të ikim të vjedhim, të ndahemi nga familja, nga gratë, nga fëmijët? Të hyjmë në burg?”
“Ne kemi 20 vjet, jemi përdorues të vjetër. Këta duhet ta llogarisin vetë, që përdoruesit e vjetër nuk rrinë dot pa metadon.”
“Tani ne kemi 8 ditë fiks pa metadon. Ne tani po pijmë mall, heroinë.”
“Prej rreth një viti ju ktheva metadonit, se e pashë si një zgjidhje, se mendova se do të pastrohesha.”
Sipas konsumatorëve të lëndëve narkotike, mungesa e medikamentit është e qëllimshme, në mënyrë që metadoni të shitet nën dorë me çmime të larta ose të favorizohet shpërndarja e drogës në qytet.
“Na rrejnë ditë për ditë. Jo sot, jo nesër, jo të enjten, jo të premten, kot.”
“Në Tiranë shitet metadoni, në bazë të recetës shkon e blen në farmaci, por unë për vete nuk kam mundësi ekonomike për ta blerë, jam njeri i vetëm.”
Në qendrën e shpërndarjes së metadonit në Durrës, bëhet me dije jashtë kamerave se nuk kanë pasur furnizim me këtë medikament, që nuk është shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Vdiq në burg, Navalny përcillet në banesën e fundit! Mijëra të pranishëm
- Luftë me dronë Ukrainë-Rusi, sulmohen fshatrat në kufirin rus
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion