Mungesa e tamponëve detyron qytetarët të diagnostikohen përmes grafive apo skopive
Numri i lartë i të prekurve nga Covid dhe mungesa e kapaciteteve testuese nga ana e Institutit të Shëndetit publik, ka bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen dispanserisë së sëmundjeve të mushkërive, për grafi apo skopi.
Radhët e gjata të qytetarëve, dhe mungesa e respektimit të distancave, aq më tepër kur bëhet fjalë për të dyshuar me Covid-19, duket se e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit. As sistemi i prerjes së numrave për radhë nuk po funksionon më.
Kjo është rruga më e shpejtë dhe me më pak kosto, për diagnostikimin e Covid-19, ndaj mjekë por edhe qytetarë po e aplikojnë në masë: “Ku bëhet fjalë për tamponë këtu, grafia bëhet për minuta, tamponë nuk ka. Korona nëpër këmbë. Temperaturë, këputje trupi, dhimbje koke me mungesë oreksi. Ishim me temperaturë, kishim një javë, kishim marrë mjekim po kishim një si lodhje dhe u detyruam. Mjekja e mendoi që mund ta bëjmë një skopi ose grafi që të shikonte më mirë gjendjen”
Ta shoh njëherë grafinë çfarë përgjigje do më kthej pastaj do vete të afrohem për tamponin. Ta shoh njëherë se ku jam me grafinë njëherë. Edhe pse në bazë të rregullores, pacientët duhet t`i planifikojnë grafitë apo skopitë, kjo nuk po funksionon.
Sipas informacioneve të marra nga ky institucion aktualisht ofrohen 500 shërbime në ditë. Ndërkohë që çdo mjek duhet të realizoj 21 vizita në ditë, sipas burimeve të Euronews Albania tashmë numri është dy apo trefishuar.
Ky institucion ka kërkuar herë pas herë ndërhyrjen e policisë për respektimin e masave anti-covid, por sipas burimeve të brendshme, edhe prezenca e policisë nuk e ka ndryshuar gjendjen.
Kostoja e një grafie në spitalet private shkon nga 2000-3000 lekë ndërsa skaneri i mushkërisë kushton 250 mijë lekë.
Sipas burimeve të Euronews Albania ka pasur raste kur qytetarët e dyshuar me covi, të cilët kanë shkuar për grafi janë ndjerë keq dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’i transportuar në spital.
Stafi i dispanserisë mbrohet vetëm me maska dhe nuk ka veshje anti-covid. Edhe pse po përballen me pacientët e dyshuar për covid-19 ata nuk përfitojnë gjithashtu as nga shtesa e pagës për përballimin e pandemisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania