Mungesë mjekësh, banorët e Ersekës vizitohen në spitalin e Korçës

1 Dhjetor 2021 | 08:07

Pas kohës së komunizmit banorët, të cilët jetojnë në zonën e Ersekës asnjëherë nuk e kanë patur mundësinë për t’u vizituar në spitalin e kësaj zone nga një kardiolog, kirurg, pediatër apo okuslist.

Ata të cilët sëmuren duhet të bëjnë me kilometra të tëra për t’u vizituar në spitalin rajonal të Korçës.

Për 10.000 banorët e kolonjës ka një spital të vetëm, por më shumë se sa spital, për shkak të mungesës së specialistëve ai fuksionon si një qendër shëndetësore. Në rast se një fëmije sëmuret, pediatri mungon.

Nëse dikush ka nevojë urgjente për kardiolog, nuk ka për ta gjetur në këtë spital. Nëse duhet një ndërhyrje kirurgjikale urgjente ky spital bëhet i pavlerë. Zgjidhja më e afërt për qytetarët, është spitali rajonal i Korçës.

“Në Korçë shkojmë, mirë do ishte por ska doktorë”, u shpreh një banor.

“Nuk ka kirurg. Edhe specialistë të sëmundjeve të ndryshme. Patjetër që na duhen, se është shumë keq për njerëzit, është shumë keq. Unë vuaj nga diabeti, vizitohem në Korçë”, tha një tjetër.

Përveç shpenzimeve, qytetarët e Ersekës dhe fshatrave përrreth, duhet të përballen edhe me një sërë peripecish burokratike për të marrë shërbimin shëndetësor.

“Kur s’më japin ambulancën, iki me fugon. S’më njohin doktorët e Korçës, se s’ke ardhur me ambulance. Ika nga Korça në Tiranë, edhe ai i Tiranës kështu me tha, pse ke ardhur me fugon, pse nuk vjen me ambulancë”, tregoi një tjetër banor.

Jashtë kamerave, Drejtoria e Spitalit pranon problematikën e mungesës së mjekëve specialistë.

Sipas tyre është është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë gjetja e burimeve njerëzore, pasi vetë spitali nuk ka kompetencë të punësojë staf.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022