Murrizi-Berishës|Me këto lista jeni fotokopje e Ramës, humbisni besimin e qytetarëve

24 Korrik 2024 | 18:31

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi tha për Euronews Now se nëse Partia demokratike shkon në zgjedhje me 1/3 e listave të mbyllura, do të konceptohet si fotokopje e qeverisë në pushtet.

“Nuk mund të sjellësh moral dhe frymë ndryshe nga këta që janë në pushtet nëse shkojnë pas listave me 1/3 –ën të mbyllur, duke thënë që janë ndryshe. Pse je më ndryshe ti? Nëse është për të qenë frikacak dhe hajdut kanë Ramën njerëzit.” –tha ish-deputeti.

Sipas Murrizit, kjo lloj marrëveshje për mbylljen e një të tretës së listave, shihet si një lloj frike nga politikanët në sytë e qytetarëve.

“Me çfarë fytyre do thuash që je në përfaqësi të këtij populli. Nëse Berishën e mashtrojnë të pazotët politikë, që kërkojnë me çdo lloj forme të kenë përfaqësues në parlament, do ketë pasoja katastrofale për Partinë Demokratike.”-vazhdoi më tej ai.

Sipas parashikimit të tij, nëse PD vazhdon t’i qëndrojë marrëveshjes për mbylljen e 1/3 –ës së listave zgjedhore, do të arrijë të fitojë vetëm 25 deri në 35 deputetë në gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026