Musine Kokalari në “Shtëpinë e artistit”, Rada thirrje të rinjve të njohin historinë

22 Shtator 2022 | 15:30

Për herë të dytë skulptori Agim Rada hapi dyert e shtëpisë së tij për të kujtuar një prej figurave simbol të antikomunizmit, Musine Kokalarin.

E gjithë salla në “Shtëpinë e artistit” vishet me një afresk mural, piktura të Radës i cili këmbëngul se e kaluara nuk duhet fshehur, përkundrazi duhet bërtitur për t’i dëshmuar brezave mizoritë e një prej diktaturave më të egra të Europës.

Musine Kokalari, themeluesja e partisë Social-Demokrate, shkrimtarja dhe veprimtarja që u persekutua nga regjimi, nuk i negocioi kurrë idetë e saj. Ajo i mëshoi prirjeve anti-komuniste dhe luftoi deri ditën e vdekjes për Shqipërinë e lirë dhe demokratike. Por a është vendi ynë siç do të donte Musineja?

“Me një përjashtim të rrallë, them se ne në përgjithsi kemi gabuar orientimin. Nuk jemi në atë rrugë që nisën ata. Gabimisht kemi hyrë në një rrugë tjetër që nuk ka lidhje me ëndrrat e tyre dhe kjo më dhemb shumë,” – u shpreh skulptori Rada.

Sipërmarrësi Dritan Gremi, bashkideator i nismës “Shtëpia e aritstit” thotë se historia e Musine Kokalarit duhet të jetë pikë frymëzimi për të rinjtë.

“Duke parë atë periudhë krahasimisht me këtë që jemi tani duhet që të na inspirojë patjetër për të ecur përpara, për të kërkuar me forcë, që këto ndryshime të jenë dhe të jenë të forta,” – tha ai.

Për të sjellë atmosferën e asaj periudhe, arka ushtrie ishin vendosur nëpër mure, ndërsa një sy i madh i vizatuar në tavan dëshmonte të tashmen dhe gjurmët e shkuarës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026