Musk fiton ‘betejën ligjore’, vijon të dhurojë 1 mln dollarë për votuesit pro-Trump

2 Nëntor 2024 | 08:31

Një gjyqtar në Pensilvani, Angelo Foglietta, ka refuzuar të bllokojë menjëherë dhënien e 1 milion dollarëve nga miliarderi Elon Musk për votuesit, duke lejuar kështu vazhdimin e këtij aksioni para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Gjyqtari vendosi të pezullonte padinë deri sa një gjykatë federale të shqyrtojë rastin, duke i dhënë Musk-ut mundësinë të vazhdojë dhënien e dhuratave, pasi çështja me shumë gjasa nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve të së martës.

Prokurori i Filadelfias, Larry Krasner, kishte kërkuar ndalimin e këtyre dhënave më pak se një javë para zgjedhjeve të ngushta mes Donald Trumpit dhe kandidates demokrate, Kamala Harris.

Krasner, që është njohur për promovimin e çështjeve progresive, akuzon Musk dhe komitetin e tij të veprimit politik, America PAC, për organizimin e një “skemë lotarie të paligjshme për të ndikuar tek votuesit”.

Musk ka ofruar çeqe prej 1 milion dollarësh për individë të përzgjedhur rastësisht që nënshkruajnë një peticion për mbështetje të lirisë së fjalës dhe të drejtave për armë.

Kjo ofertë është e kufizuar për votuesit e regjistruar në shtatë shtetet kyçe që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026