Musk nxjerr në ankand tabelat dhe sende të tjera të kompanisë Twitter
Pronari i platformës X, Elon Musk, vendosi të organizojë një ankand artikujsh që lidhen me të kaluarën e kësaj kompanie, e cila prej shumë vitesh njihej si Twitter.
Në ankand ofrohen 584 artikuj, ndër to janë edhe tabelat e Twitter-it që dikur vareshin në ndërtesën e kësaj kompanie, si dhe tavolina kafeje, kafaze zogjsh të mëdhenj apo piktura vaji, transmeton BBC.
Një nga tabelat e Twitter me logon e famshme të zogut blu është ende e ngjitur në ndërtesën e kompanisë në San Francisko, por edhe ajo është nxjerrë në ankand. Oferta përfshin gjithashtu dhjetëra tavolina dhe karrige, një kabinë DJ dhe mjaft instrumente muzikore për të pajisur një grup.
Ankandi quhet “Riemërtimi i Twitter: Ankandi Online i Kujve, Artit, Pajisjeve të Zyrës dhe më shumë!” Ankandi do të përfshijë gjithashtu dy piktura vaji të fotografive që u bënë të famshme në Twitter.
E para është selfie e aktores Ellen DeGeneres në Oscars në 2014, ku shfaqen shumë yje të Hollivudit si Bradley Cooper, Meryl Streep, Kevin Spacey apo Jennifer Lawrence.
E dyta është një foto e ish-presidentit amerikan Barack Obama kur ai u rizgjodh në këtë post në nëntor 2012, dhe tregon atë duke përqafuar gruan e tij Michelle. Ankandi fillon më 12 shtator dhe përfundon dy ditë më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh


