Musk pranon se rrjeti social X mund të dështojë
Elon Musk, pronari i X, i njohur më parë si Twitter, tha se rrjeti social mund të dështojë.
Një deklaratë e tillë erdhi pasi një defekt në softuer shkaktoi fshirjen e imazheve të postuara para dhjetorit të vitit 2014.
“E vërteta e trishtë është se nuk ka më rrjete sociale të mëdha në këto kohë. Ne mund të dështojmë, siç kanë parashikuar shumë, por ne do të bëjmë më të mirën,” – shkroi Musk në X.
Gjatë fundjavës, një gabim në platformë bëri që imazhet dhe lidhjet me postimet e bëra para dhjetorit 2014 të hiqen.
Gabimin e vunë re disa përdorues.
Selfie e famshme e Ellen DeGeneres nga Oscar Aëards 2014 u hoq gjithashtu, por më vonë u rivendos. Fotoja u bë fotografia më e shpërndarë e platformës ndonjëherë, me më shumë se dy milionë shpërndarje në platformë.
Postimi viral i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2012 ka mbetur i pandryshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)