Mustafa: Ndërkombëtarët s’e lejojnë dorëheqjen e Kurtit pa zbatimin e marrëveshjeve
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se as në horizont dhjetëvjeçar nuk sheh marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku krejt kjo sipas tij është për shkak të papërgjegjësisë së këtij pushteti.
Më tej Mustafa thotë se Kosova është shndërruar në problem të sigurisë.
Ai tha se edhe nëse Kurti dëshiron të japë dorëheqje e të mos i zbatojë marrëveshjet këtë nuk do t’ia lejonte komuniteti ndërkombëtar.
“Nuk është fjala vetëm për masat e shtensionimit të situatës në veri, por për përmbushjen e marrëveshjeve të cilat i ka pranuar Kurti në emër të Kosovës.
Sa po duket, edhe nëse Kurti do të donte të japë dorëheqje e të mos i zbatonte marrëveshjet, këtë nuk do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar pa filluar ai implementimin e marrëveshjeve, me kundërshtimin e të cilave ka ardhur në pushtet”, tha Mustafa për Gazeta Blic.
Pas takimit Kurti-Vuçiç, që pritet të mbahet në shtator, Mustafa për Gazeta Blic ka thënë se Kurti e ka futur dialogun në mekanizma të sanksioneve, ku edhe marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit peshohet me sanksione.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti i bën thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës “sa më shpejt”
- Berisha kundër Kurtit: Jo grusht shteti, por mekanizma ligjore
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet