Mustafa Pashja shpall kandidaturën për primaret në Bashkinë Peqin

10 Nëntor 2022 | 12:10

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Peqin, Mustafa Pashja ka prezantuar këtë të enjte kandidaturën në Primaret në këtë qytet.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai nënvizoi se me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës nga degët e PD për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

Fjala e plotë:

Kam vendosur të marr pjesë në primaret që Partia Demokratike po zhvillon për të përzgjedhur kandidatin me të cilin do të përballemi në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Po futem në garën tonë të brendshme dhe paraprake, sepse e ndjej si përgjegjësi morale përpara bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të mi, duke njohur mirë dhe rrënjësisht problemet e zonës tonë për të ndryshuar sëbashku me ta këtë realitet të hidhur në të cilën ndodhet bashkia e Peqinit sot.

Një bashki e lënë tërësisht pas dore, me një infrastrukturë rrugore të shkatërruar dhe një buqesi tëbraktisur dhe një bashki në shërbim të një grupi të vogël njerëzish.

Unë jam i qartë për vështirësitë që do të na dalin para, por gjithashtu i sigurt, se me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit.

Unë ftoj banorët e Peqinit që të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre që të ndalim këtë plagë, e cila po i ndodh Peqinit dhe gjithë Shqipërisë, shpopullimi kjo është dhimbja më e madhe e këtij populli, dhimbje e të gjithëve, tej bindjeve politike.

Ne kemi projekte dinjitoze për Bashkinë e Peqinit
e mbi të gjitha ne kemi vullnetin për t’a bërë mirë dhe me dashuri çdo punë për zonën tonë. Me qytetin tonë, me fshatrat tona, ne nuk na lidh karrigia apo pushteti, nuk na lidhin dhe as na ndajnë bindjet, jo vëllezër, neve na lidh rrënja jonë peqinase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026