Muzeu “Gjon Mili”, turistë të huaj dhe vendas përjetojnë emocione të veçanta  

5 Janar 2020 | 11:48

Në dhjetorin e vitit 2018 në Korçë u hap muzeu “Gjon Mili”, kushtuar fotografit korçar, i njohur në mbarë botën për teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

Në këtë muze ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo për të nga të tjera ikona botërore.

Sot, pikërisht ky muze shërben si atraksion për shumë turistë të huaj e vendas, të cilët shprehin konsideratat më të larta dhe kënaqësinë e veçantë që ata përjetojnë në këtë muze.

Një punonjëse në Muzeun e Gjon Milit tregon se gjatë fundjavave ka pasur një fluks të lartë vizitorësh të cilët kërkojnë të shohin dhe vlerësojnë punën e fotografit të njohur me origjinë shqiptare.  

Më tej ajo shton se “më se shumti vizitoret janë te huaj por në këto ditë festash ka pasur një fluks turistësh vendas”.

E nëse Korca ka plot pika turistike të cilat ja vlejne të vizitohen, muzeu duhet të shtohet ne listen e vendeve ku nuk duhet lënë pa e vizituar.

Kush ishte Gjon Mili?

Gjon Mili lindi në vitin 1904 në Korçë. Së bashku me familjen e tij ata emigruan në Rumani, aty ku ai përfundoi dhe studimet e mesme. Në vitin 1923, Mili u nis drejt Amerikës, ku përfundoi dhe studimet e tij të larta në universitetin e njohur “Massachusetts Institute of Technology” (MIT) ku u diplomua si inxhinier ndriçimi.

Ai ka punuar për revistën e njohur amerikane “Life” si dhe ka bashkëpunuar me figura të rëndësishme në botën e artit si Picasso, regjizorin Alfred Hitchcock, kompozitorin Igor Stravinski, piktorin Henri Matisse, këngëtarin Frank Sinatra si dhe presidentin e SHBA Harry S. Truman.

Gjon Mili vdiq në Stamford, Konektikat, më 14 shkurt të vitit 1984.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026