Muzeu i “Dëshmisë dhe kujtesës”, turistët e huaj kuriozë për periudhën e komunizmit
Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës” mbetet një nga atraksionet më të rëndësishme të identitetit të qytetit të Shkodrës dhe si i tillë vijon të ketë një numër të konsiderueshëm turistësh.
Drejtuesi i këtij muzeu Pjerin Mirdita thotë se trendi j turistëve është në rritje ndërsa thekson që kryesisht janë të huajt ata që shprehin më tepër interes.
Mes labirintit që të shpie në qelitë e errëta takojmë shumë turistë të cilët mbeten të mahnitur nga ky muze dhe sa më shumë njohin Shqipërinë aq më shumë duan të dinë për këtë periudhë të errët të komunizmit.
“Jam e interesuar për historinë e Shqipërisë , specifikisht periudhën e diktaturës komuniste prandaj jam këtu sot për të marrë informacione . Ajo që më duket më interesante është mënyra se si e shohin sot Shqiptarët atë kohë . Mua më intereson se si në vitet 1900 u trajtuan njërëzit në diktaturën e Enver Hoxhës . Është interesante prandaj jam këtu.”- tha italianja.
“Isha me parë në Tiranë dhe rrugës u ndala në burgun e “Spaçit” dhe tani jam këtu. Edhe gjyshi im ka qenë i burgosur në Kroaci dhe prandaj doja ta shikoja nga afër këtë situatë dhe ndjesitë që mu krijuan janë të forta. Kishim shumë pak informacione në atë kohë për Shqiprinë dhe se çfarë ndodhte me njerëzit në atë kohë”- theksoi shtetësja nga SHBA.
Gjithçka brenda qelive të errëta të këtij muzeu ka mbetur e paprekur duke ofruar për vizitorët pamje rrëqethëse.
Më herët në këtë muze u premtua nga kryeministri Rama që do të ketë investime për ta kthyer në një nga muzetë më të rëndësishëm në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadori Hovenier dhe Edi Rama zhvillojnë takim të veçantë në Kuvendin e Kosovës
- “Nxisin dhunën gjatë protestave”, Macron: Duhet të menaxhojmë më mirë mediat sociale
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë