Muzeu pa histori i Asdrenit, godina në Drenovë po shkon drejt rrënimit

19 Shkurt 2024 | 16:04

Aleksandre Stavre Drenova i njohur me nofkën Asdreni, poeti, publicisti, autori i himnit shqiptar është i harruar në fshatin ku lindi në Drenovë të Korçës.

Muzeu i cili mban emrin e tij në qendër të fshatit nuk funksionon si i tillë, këtu brenda nuk ka asnjë material të Asdrenit, nuk ka asnjë ciceron, dera është e mbyllur e si për ironi mungon dhe energjia elektrike.

Në ndërtesën e cila duhet të funksiononte si muze për Asdrenin, sot nuk mund të gjesh asgjë, përveç disa fotografive të rilindësve kombëtare.

Njëri nga banorët e fshatit tregon i revoltuar se në Drenovë nuk ka asnjë muze, pasi ndërtesa vetëm emrin ka të tillë.

“Nuk ka muze këtu ore, emri është muze. Muzeu duhet të ketë materiale, pas ‘90 ikën materialet, muzeu i Asdrenit është kot. Materialet u prishën, kot ja kanë vënë emrin muze. Po që të vijnë njerëzit, duhet të ketë materiale. Çfarë të shohin njerëzit këtu? Brenda këtu nuk ka asgjë”, thotë një banor i Drenovës.

Edhe kryeplaku i fshatit Drenovë pranon që ky muze është lënë në harresë.

“Muzeu ka emrin Asdreni se asnjë gjë nuk ka nga periudha e Asdrenit. Është për të ardhur keq, në Drenovë nuk ka një muze të tillë. Ka qenë më 4 dhoma, e bënë komune dhe gjithë materialet, u bë krim, i hodhën në lum, i morën fshataret e i ruajnë në shtëpitë e tyre. Njerëz vijnë nga brenda e jashtë, por na vjen keq kur i sjellim, çfarë t’u tregojmë? Edhe sheshi quhet Asdreni, edhe busti nuk është ndonjë bust, këtu kemi ministri kulturash pa kultura, se kanë lënë Asdrenin pas dore”, shprehet – Kici Nasi, kryeplaku i fshatit Drenovë.

Rikonstruksioni i muzeut Asdreni, bustit dhe sheshit në qendër të fshatit Drenovë janë premtime disa vjeçare të bashkisë Korçë, premtime që ngelen ende të tilla, pasi ende asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026