Muzeu Prado rekord vizitorësh në vitin 2025, plan i ri për përmirësimin e përvojës së turistëve
Drejtori i muzeut të artit Prado, Miguel Falomir ka deklaruar se muzeu i artit në Madrid nuk ka nevojë për asnjë vizitor më shumë, pasi vitin e kaluar priti një rekord prej 3.5 milionë njerëzish.
Ai shtoi se muzeu po harton plane për t’u siguruar që muzeu të mos bëhet viktimë e suksesit si Luvri në Paris. Në vitin 2025, Prado u vizitua nga 3,513,402 persona.
“Prado nuk ka nevojë për asnjë vizitor më shumë. Ndihemi rehat me 3.5 milionë. Suksesi i një muzeu mund ta shembë atë, si Luvri, me disa dhoma që bëhen të mbingarkuara. Gjëja e rëndësishme është të mos shembet”, tha ai.
Falomir tha se muzeu kishte nisur një projekt të ri, të quajtur Plan Host, për t’i dhënë përparësi cilësisë mbi sasinë dhe për të provuar të përmirësonte ose të paktën të ruante përvojën e vizitorëve në muze.
‘Nuk mund të jetë si të marrësh metronë në orën e pikut. Nuk mund ta gjykosh një muze nga numri i vizitorëve. Sasia nuk është aq e rëndësishme sa cilësia, duhet të ketë një gamë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse vizitorësh”, shtoi ai.
Falomir tha se 65% e vizitorëve vitin e kaluar ishin nga jashtë shtetit dhe ai do të donte të shihte më shumë spanjollë që përfitonin nga një nga thesaret më të mëdha kulturore të vendit.
Ndër planet për përmirësimin e cilësisë së vizitave janë optimizimi i hyrjeve në muze, ripërcaktimi i madhësisë së grupeve të vizitorëve dhe sigurimi që njerëzit të dinë se nuk lejohen të bëjnë fotografi në galeri.
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë