Muzikë e argëtim, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”
Bashkia e Himarës pritet të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj, ku pritet të mbahet dhe një festival dyditor i titulluar “Magji mbi Jon”.
Festimet synojnë të promovojnë Himarën si një nga destinacionet më tërheqëse të jugut të vendit, duke ofruar argëtim dhe muzikë, në një atmosferë të veçantë mes detit dhe diellit.
Sipas njoftimit zyrtar të oranizatorëve, qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e një eksperience unike që përfshin aktivitete të shumta për të gjitha moshat, përfshirë lojëra, sporte ekstreme, shfaqje, akrobaci dhe aktivitete detare.
Kulmi i festës do të jetë muzika live në brigjet e Jonit, ku do të performojnë artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Në mbrëmjen e 2 majit, skena do të ndizet nga këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ndërsa më 3 maj, festa do të kulmojë me performancën e këngëtarit të njohur grek Kristos Mastoras, nën dritat e një parade fishekzjarresh.
Në spotin promovues të publikuar nga Bashkia e Himarës thuhet:
“Magji mbi Jon”! Xhevahiri i Mesdheut çel magjishëm këtë sezon turistik!
Në datat 2 dhe 3 maj, ejani në Himarë! Aty ku dielli prek detin! Bëhu pjesë e dy ditëve të paharrueshme. Aktivitete, lojëra, sporte ekstreme, shfaqje, akrobaci, arratisje në det. Dheeee… Muzikë në breg të Jonit! Me zërin elektrizues të të madhes, Aurela Gaçe…
Por, nuk mbaron këtu! 48 orë Himara do të jetë totalisht zgjuar! Në datë 3 maj, nën vezullimin e paradës së fishekzjarreve, performon këngëtari i mirënjohur grek, Kristos Mastoras…
Eja në Himarë! Përjeto magjinë e jetës tënde mbi Jon! “Magji mbi Jon”!”
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia