Mziu: I gatshëm të lë mandatin e deputetit për t’u kthyer demokratëve Kamzën
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, është shprehur se është i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit për t’ia kthyer demokratëve Kamzën, nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë ndonjë konkurrent që të mund Rakip Sulin.
Ndër të tjera ai theksoi se është i angazhuar që të japë kontributin e tij që PD të bashkohet.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: A mund t’i bashkonte Xhelal Mziut demokratët në Kamzë?
Mziu: Jam i fokusuar te qarku i Dibrës, për të mos ia kthyer rilindjes.
Pyetje: Do ishit i gatshëm të linit mandatin e deputetit
Mziu: Po pra, qëllimi im kryesor është që të japë kontributin tim në drejtim të PD-së për t’u bërë mazhorancë në raport me socialistët. Jam i angazhuar dhe në Dibër e në Kamëz. Nëse nuk do të ketë ndonjë konkurrent që do ta mund rilindasin që është sot, jam i gatshëm për t’ia kthyer demokratëve Kamzën.
Pyetje: Duke lënë mandatin e duke kandiduar?
Mziu: Patjetër që po.
LEXONI GJITHASHTU:
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë