“Na duhen tanke dhe avionë”- Ambasadori Shkurov zbulon në Euronews nevojat e Kievit

27 Shkurt 2023 | 11:26

Ambasadori i Ukrianës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, zbuloi këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania, nevojat urgjente për të cilat ka nevojë shteti i tij.

Shukrov tha se Kievit i nevojiten predha, sisteme anti-raketore, tanke, avionë luftarakë, por edhe gjeneratorë të fuqishëm për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës civile.

Ambasadaroi vlerësoi maksimalisht rezistencën heroike të popullit të tij dhe tha se sukeset e ushtrisë në mbrojtje të vendit kanë ardhur për shkak se ukrainasit po luftojnë me zemër për të mbrojtur tokën dhe familjet e tyre.

“Mund të them se Ukraina është bërë më e fortë dhe më humane. Mund të kujtojmë periudhën mars-prill të vitit të kaluar, ku pati suksese të ushtrisë së Ukrainës në mbrojtje të Kievit dhe Kharkiv, si dhe në çlirimin e ishullit të “Gjarpërinjve”.

Po rrëzojmë në mënyrë të sukseshme drone të armikut përditë, sigurisht që Ukraina është bërë më e fortë.

Pala ruse thoshte në mënyrë hipokrite se ishte duke bërë një operacion special, por në fakt ishte një luftë e vërtetë. Rezistenca e forcave të Ukrainës është heroike. Trupat ruse nuk e dijnë pse po luftojnë ndërkohë që ukrainasit po mbrojnë tokat dhe familjet e tyre.

Sot më shumë Ukraina ka mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë. Një mbështetje e cila fal zotit ekziston. Ukraina ka nevojë për armë dhe tanke. Leopardët e para kanë filluar të vijnë sot në Ukrainë.

Ukraina vazhdon të ketë nevojë për predha dhe avionë luftarakë. Ukraina ka shumë nevojë për pasjisje ant-raketore, Patriot, të cilat mund të mbrojnë qiellin e Ukrainës. Duke patur parasysh që një pjesë e infrastrukturës civile është e shkatërruar, sot të nevojshme për Ukrainën mbeten transformatorët dhe gjeneratorët e fuqishëm.

Në përgjithësi këto janë nevojat kryesore të Ukrainës”, tha ambasadori Shkurov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026