“Na fike”, dëshmia e Elvis Shkambit: Armën e kam pasur me vete në çdo sallë gjyqi

14 Tetor 2025 | 19:19

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, autori i ngjarjes Elvis Shkambi ka pasur në tronditje të rëndë psikike. Sipas dosjes hetimore, pasi autori ka dalë në oborr bashkë me xhaxhin e tij, ai i ka dhënë atij çelësat e makinës, duke i kërkuar që të largohej, pasi ai nuk kishte punë, por ai nuk u largua dhe ata kanë qëndruar ne oborr derisa janë afruar shërbimet e policisë, te cilëve, sapo do të hynin në ambientet e brendshme të gjykatës, ai u ka thirrur, duke iu treguar se ishte ai personi që kishte qëlluar me armë. Xhaxhai i tij, në momentin që ai ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka qenë pranë tij.

Pasi ai ka shtënë ndaj gjyqtarit, Gjon Shkambi ka qëndruar i shokuar në salle, pa kryer asnjë veprim. Ai mban mend që ai ka qenë gjatë tëre kohës i shokuar dhe në gjendje te rënduar psikologjike, duke i thënë: “Na fike!”.

Për sa i përket armës së zjarrit, pistoletës me të cilën ai ka kryer ngjarjen, ka deklaruar se prej rreth 10 vitesh e ka në posedim atë dhe nuk e ka përdorur kurrë, ishte hera e parë qe bënte qitje me këtë armë. Ai ka qenë edhe herë të tjera me këtë armë në brez, pothuajse në të gjitha seancat gjyqësore që janë zhvilluar dhe që ai ka ndjekur nga afër, si dhe me këtë armë në brez ka qenë edhe në institucionet e tjera ku ai ka shkuar për të kërkuar të drejtën e tij.

Këtë armë ai e mban për vetëmbrojtje dhe nuk e ka mbajtur me vete për formë presioni për seancat gjyqësore. Ne momentin që ka qëlluar ndaj gjyqtarit, ka ndjerë urrejtje të madhe ndaj tij për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre. Sipas prokurorisë, referuar dëshmisë, autori është i penduar për të gjithë çfarë ndodhi, pasi nuk dëshironte të përfundonte kështu, por gjithçka ishte një tronditje e çastit nga ai vendim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026