“Na mbyti kinezi” Artizani: E them me shpirt, bleni verore artizanale, jo 20 lekëshe
Edhe pse tashmë Dita e Verës është një festë kombëtare nga jugu në veri, “shtëpinë” e saj e ka në qytetin e Elbasanit.
Aktivitetet nisën qysh në orët e para të mëngjezit me paradën e karnavaleve, vijuan me koncertin e fëmijëve e u përmbyllën me koncertin “Diell në Elbasan”.
Gazetarja e Euronews Albania, ndau pamjet festive nga qyteti si dhe përcollin dhe mesazhin e një artizani që bën verore.
Artizani kërkoi nga qytetarët që të blejnë veroret tradicionale dhe jo ato kineze me 20 lekë.
“Sot ka pasur shumë interes. Dje ishte në punë administrata dhe nuk kishte shumë punë. Sot marshallah, mirë. Në krahasim me vitin e kaluar është më mirë. Po ecin të gjitha veroret, pa përjashtim si tradicionalet dhe këto të tjerat. Çmimet nuk kanë ndryshuar, njerëzit i kërkojnë më lirë, por që ne njësoj i kemi çmimet.
Tradicionalja është tradicionale dhe është më e shtrenjtë, tani kanë dalë ca të tjera kineze me çmime më të lira. Te kinezja gënjehen nga çmimet. Ta ketë parasysh çdo njeri, kjo tradicionalja bëhet me dorë.
Asnjëri mos të kujtojë se do bëhet fukara nëse blen 50 apo 100 lekë një verore tradicionale. Mos të gënjehen nga 20 lekshet se po na mbyt kinezi. E them me shpirt të vlerësohen artizanët, të bllokohen këto që vijnë nga jashtë”, tha artizani.
LEXO GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në