“S’kam lekë”, shpërthen qytetarja: Gjalpi është rritur, nuk gatuaj dot ballokume
Këtë të martë në shumë qytete të vendit u festua Dita e Verës, kryefjala e të cilës ishte ballokumja.
Shumë qytetarë në Tiranë dolën për të shijuar rrezet e diellit dhe për të festuar ardhjen e pranverës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kamera e Euronews pasqyroi festimet e mbajtura në kryeqytet, ku ndau dhe përjetimet e qytetarëve.
Një e moshuar u shpreh se nuk mund t’i përgatiste vetë ballokumet, për shkak të rritjes së çmimit të gjalpit dhe pensionit të ulët, ndaj ajo kishte dalë të blinte vetëm 1 ballokume sa për ta provuar.
“E para ballokume që marr. Po marr vetëm 1 se nuk kam lekë. Ku t’i gjej lekët, jam pensioniste marrë vetëm 80 mijë lekë në muaj. Ti ia del dot me 80 mije lekë në muaj?!
Bashkë do ta ndajmë me gocën time.
Kemi provuar t’i bëjmë në shtëpi kur kishim gjalpin e lirë. Tani gjalpi ka vajtur shumë i shtrenjtë. 12 mijë lekë ai i miri. Unë punoj furxhes di t’i bëjë shumë mirë, por gjalpi është shumë i shtrenjtë.
Kemi dalë për qejfin tonë të hamë një ballokume vetëm se për të tjera s’kemi lekë”, tha e moshuara.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë