“Na tregoni programin”, aktivisti kërkon shpjegim nga Teliti se çfarë ofron PD-ja për rininë
Kandidati i Partisë Demokratike për deputet Dorjan Teliti në emisioni “Rinvote” tha se selia blu ka programe konkrete, për të mbështetur të rinjtë shqiptarë.
Sipas tij, partitë politike serioze duhet të përmbushin tre kushte, të cilat sipas tij i përmbush fare mirë PD-ja, por jo PS-ja.
“Partitë politike kur janë serioze, duhet të plotësojnë tre kushte: Të ketë lider, ekip dhe program. Sa i përket liderëve, besojmë se ndryshimin është shumë i qartë. Kemi kryeministrin aktual, i cili kishte tetë vite në dispozicion dhe nuk kanë një rekord pozitiv. Të rinjtë nuk gjejnë punë, s’ka alternativë punësimi, të gjithë kanë marrë emigracionin. Lideri i opozitës ka një vizion evropian, kurse kryeministri thellon retorikën agresive”, tha ai.
Aktivisti Dosti Banushi i kërkoi sqarime konkrete kandidatit të selisë blu për programin ndaj të rinjve, kurse z. Teliti u shpreh si vijon:
“Programin ne e kemi. Ne kemi plan pune të kostuar. Kemi prezantuar me dhjetëra kapituj të programit tonë, ndërsa nga na tjetër kemi një forcë politike, e cila nuk na thotë asgjë tjetër. Ne do t’i arrijmë me forcë, me mund. Stazhe pune 1-vjeçare për studentët. Nuk do paguhet nga sipërmarrja, por nga arka jonë e përbashkët. Ju do punësoheni, këtë zotohemi ne”” tha ai.
Ai sqaroi po ashtu edhe planet ekonomike të PD, ku sipas Telitit e gjitha do të bazohet tek gara e ndershme.
“Ne jemi parti e qendrës së djathë, jemi pro konkurrencës dhe rregullave të barabarta, por nga ana tjetër kemi dhe plagë sociale të mëdha në vend. Plani ynë i punës është i matshëm, është bazuar në gërshetim të këtyre nevojave. Duke u ulur taksat, të kenë sa më të thjeshtë se si të zhvillojnë bizneset, kemi aspektin social, studentët dhe rininë”, tha ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës