“Nafta” pengon fermerët, një pjesë në juglindje kanë përfituar vetëm 50% të vlerës

11 Tetor 2024 | 16:50

Fermerët e juglindjes, të cilët kanë aplikuar për të përfituar naftë pa akcizë nga ministria e bujqësisë ende nuk e kanë marrë atë, ndërsa të tjerë kanë përfituar deri në masën 50%.

Këtë e bëjnë me dije vetë fermerët, teksa shprehen se nafta duhej dhënë më parë, pasi procesi i mbjelljes nis që në Shtator, ndërsa nuk kanë informacion se çfarë do të ndodhë me sasinë tjetër që duhet të përfitojnë.

“Sipërfaqe janë 50 hektarë, naftë nuk kemi marrë. Nuk ka fonde, nuk jep njeri shpjegim. Nafta duhej dhënë që në qershor që të punonin fermerët, të korrin grurin. Po mbjellin prapë e po paguajnë më leket e xhepit, po i bëjnë me leket e xhepit”, thotë një fermer.

“Ka fermerë që ka marrë 50% të sasisë, ka fermerë që nuk e kanë marrë ende, një pjesë është vonesa e dokumenteve, pjesa tjetër nuk e di. Unë për momentin nuk kam marrë asnjë litër, ende janë në proces verifikimi. Detyrimisht dëmtohet ekonomia jonë”, shprehet një tjetër.

Drejtori i drejtorisë së ekstensionit bujqësor në Korçë pranon faktin se fermerët kanë marrë vetëm 50% të sasisë së naftës, ndërsa ende nuk dihet se kur do të merret pjesa tjetër.

“Në qarkun e Korçës kemi 10.350 aplikime, gati 80% e atyre që kanë bërë aplikimin kanë marrë gati 50% të vlerës së subvencionit dhe do të vazhdojmë deri sa gjithë fermerët që kanë aplikuar të marrin masën 50%, pas saj do të marrin pjesën tjetër fermerët që kanë aplikuar. Vit për vit kemi pasur rialokim fondi e kanë marrë 100% të subvencionit”, thotë Vullent Gjolla, drejtori i Drejtorisë së Ekstensionit Bujqësor në Korçë.

Mbetet ende e paqartë arsyeja pse fermerët që kanë pasur dokumentacion të rregullt kanë përfituar vetëm 50% të sasisë së naftës, ndërkohë që sipas sistemit ata janë përfitues të saj. Fermerëve u duhet të presin për një shtim fondi nga ministria e bujqësisë, që mjetet bujqësore të bëjnë zhurmë në juglindje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026