Naftëtarët hyjnë në ditën e 14-të të grevës, tre përfundojnë në spital
Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të të grevës së urisë. Mëngjesin e sotëm, gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.
“S’jemi mirë jo! Para pak minutash ishin 3 kolegë drejt spitalit. Morën mjekimin e duhur dhe tani u rikthyen prap në grevë”, shprehet Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.
Por, gjendja e 10- grevistëve nuk është problemi kryesor i naftëtarëve.
“Askush nuk na ka marrë. Kjo na ka stresuar më shumë. Pamë sot lajmet që mjekët gjetën zgjidhje, pamë që ata në burgje gjetën zgjidhje. Vetëm për naftëtarët nuk e çan kokën njëri”, shton ai.
Sipas kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, thotë se Këshilli Sindikal do të mbajë sot një mbledhje për të diskutuar mbi përshkallëzimin e protestës.
“Do mblidhen dhe kolegët që janë jashtë. Në mëngjes do mblidhemi aty merren vendimet e duhura. Ajo është pjesa që është në mbështetje të grevës së urisë dhe ata vendosin”, tha ai.
Naftëtarët e Ballshit nisën grevën e dytë të urisë më 28 shtator, por edhe pas 14 ditësh ata ende nuk kanë marrë një zgjidhje nga Qeveria.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta