Napoli rikthehet në krye të Serie A, mposht Juventusin 2-1 në Maradona Stadium

8 Dhjetor 2025 | 15:15

Napoli është rikthyer në krye të klasifikimit të kampionatit Italian, pasi të dielën mposhti Juventusin me shifrat 2-1 ndërsa kampionët në fuqi e shohin veten një pikë para Interit, që renditet i dyti.

Danezi Hojlund ishte heroi i Napolit duke i dhënë Antonio Contes një tjetër rezultat pozitiv ndaj një prej ish-skuadrave të tij.

Në stadiumin Diego Armando Maradona, vendasit gjetën avantazhin shumë shpejt me sulmuesin danez, i shërbyer nga braziliani Neres.

Në fraksionin e dytë, Yildiz riktheu ekuilibrat, por barazimi do të zgjaste vetëm 19 minuta, pasi ishte sërish Hojlund që shënoi golin e dytë dhe i dha fitoren napoletanëve, të cilët marrin përkohësisht kreun, duke shpresuar te një rezultat negativ i Milanit që luan me Torinon.

Napoli numëron 31 pikë në 14 ndeshje të luajtura, me 10 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Të dielën në fushë zbriti edhe Roma, e cila u mposht nga Cagliari në transfertë dhe largohet 4 pikë nga vendi i parë. Sa i përket dy sfidave të tjera, Cremonese mposhti Leccen 2-0 në shtëpi, ndërsa Lazio u ndal nga Bolonja, me kryeqytetasit që u ndëshkuan edhe me kartonin e kuq.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026